Holanda përmes syve të Vedat Musës te dëgjuesit e “Alo Mirëmëngjesi”, në Radio Dukagjini

Emisionit më të hershëm radiofonik në Radio Dukagjini, nga mëngjesi i së mërkurës i është bashkuar edhe një rubrikë e udhëtimeve, ku njerëzit do të ndajnë me dëgjuesit eksperiencat e tyre të veçanta nga udhëtimet në vende të ndryshme të botës

Emisionit më të hershëm radiofonik "Alo Mirëmëngjesi" i bashkohet edhe një rubrikë e re për dëgjuesit e Radio Dukagjinit

Këtë mëngjes emisionit “Alo Mirëmëngjesi” me Agnesa Sejdiun në Radio Dukagjini, emisionin më të hershëm radiofonik me fillim nga ora pesë e mëngjesit, i është bashkuar edhe një rubrikë mjaft interesante.

Rubrika e udhëtimeve nëpër botë, do të sjellë në studion e Radio Dukagjinit çdo të mërkurë dhe të premte, njerëz që do ndajnë me dëgjuesit eksperiencat e tyre të veçanta të vizitave në vende të ndryshme të botës.

Këtë herë mysafir ishte Vedat Musa nga Prishtina. Vedati ka pasur mundësinë që të vizitojë plot vende të afërta dhe të largëta, por ai zgjodhi që të flasë për eksperiencën e tij në Holandë.

Ai ka përmendur disa prej gjërave që i kanë lënë më së shumti përshtypje, duke theksuar përdorimin e gjerë të biçikletave, pastërtinë, rregulli dhe kultura e tyre.

Vedat Musa nga Prishtina, ndau eksperiencën e tij të udhëtimit me dëgjuesit e Radio Dukagjinit

“Mua më është dukur pak më ndryshe sesa vendet e tjera të Evropës që kam vizituar. Kam pa shumë njerëz që vishen me shumë stil dhe pa komplekse, njërës me “kat tesha” me biçikletë, diçka shumë normale”, është shprehur Musa.

Ai ka treguar se gjuha dhe komunikimi nuk janë fare problem, sepse shumica e njerëzve atje e flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe janë shumë të afërt me turistët. Ndër njerëzit që ka takuar atje, sigurisht, Vedati tregoi që ka takuar edhe shqiptarë. Nga udhëtimi i tij, nuk ka hasur në diçka që e ka zhgënjyer për vendin, në fakt, Holanda dhe më kryesisht Amsterdami, i ka kaluar pritshmëritë e tij.

Për fund ai ka shfrytëzuar rastin që të inkurajojë të gjithë njerëzit që të vizitojnë qytetin e Amsterdamit sepse është eksperiencë, që sipas tij, ia vlen.

“Alo Mirëmëngjesi” ju shoqëron në valët e Radio Dukagjinit çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 5:00 deri në orën 7:30.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika