Holandë: Fermerët të shqetësuar për reduktimin e emetimeve

Qeveria holandeze synon të reduktojë me 50% emetimet e azotit dhe amoniakut deri në vitin 2030. Ndërsa për këtë janë shprehur të shqetësuar fermerët, të cilët kanë thënë që mund të jetë fundi i rrugës për disa fermerë që do të duhet të reduktojnë bagëtinë e tyre

Ilustrim

Fermerët në Holandë kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat e qeverisë për reduktimin e emetimeve, pasi ajo synon të reduktojë me 50% emetimet e azotit dhe amoniakut deri në vitin 2030.

Fermeri i qumështit Jan Arie Koorevaar është pronar i një ferme me 120 lopë në 95 hektarë dhe është shprehur për Euronews duke thënë se, “Ferma ime po kthehet në një fermë organike. Kështu që ju mund të thoni: OK, po i bëni të gjitha gjërat siç duhet, por megjithatë, unë jam në dyshime të mëdha”.

Jan Arie Koorevaar, pronar i një ferme në Holandë

“Unë nuk e di nëse kjo ka qenë e mjaftueshme. Kështu që për mua, mendoj se kam bërë gjëra të mira, por nuk e di nëse mjafton. Dhe çdo fermer aktualisht nuk e di nëse ka bërë mjaftueshëm apo jo”, ka shtuar fermeri.

Holanda është eksportuesi i dytë më i madh bujqësor në botë, me 53 mijë ferma dhe prodhim intensiv, që përbën 10% të ekonomisë kombëtare.

Ilustrim

Nëse plani i qeverisë zbatohet siç duhet, fermat do të duhet të reduktojnë emetimet e tyre me 70%, ose edhe më shumë në rastin e disa vlerësimeve.

Koorevaar ka thënë se mund të jetë fundi i rrugës për disa fermerë që do të duhet të reduktojnë bagëtinë e tyre, të cilat janë një emetues kryesor i azotit për shkak të plehut organik dhe plehrave artificiale të përdorura.

“Çdo fermer mund të përballet me shpronësim në këtë moment. Kjo është një situatë marrëzi,” ka shtuar ai.

“Pra, ata nuk po më shikojnë mua, ata po shikojnë një reduktim total të azotit. Dhe një algoritëm i përcaktuar në një hartë që thotë OK: mirë, Jan Arie do të duhet të ulësh 47%, dhe një fermer tjetër 70%, dhe një fermer tjetër 95%”.

Javët e fundit janë shtuar demonstratat që denoncojnë planin e qeverisë. Disa kanë çuar në përleshje me policinë.

Sindikata kryesore e fermerëve, LTO Nederland, është distancuar nga këto protesta, por po kundërshton planin e qeverisë.

Zëdhënësi i LTO Nederland

“Qeveria ka objektiva jorealiste” ka thënë për Euronews Wytse Sonnema, zëdhënës i LTO.

“Një reduktim prej 50% deri në vitin 2030 nuk do të dëmtojë vetëm të ardhmen e bujqësisë në Holandë, por të ardhmen sociale, ekonomike dhe kulturore të fshatit holandez në përgjithësi.”

Tani ka disa shqetësime se ky plan i fundit mund të jetë i pari nga shumë njoftimet e ashpra nga qeveria holandeze për reduktimin e emetimeve në sektorë të ndryshëm, si aviacioni, transporti dhe ndërtimi i rrugëve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika