Holandezi Rutte shef i ri i NATO-s: Mbështetja për Ukrainën do të rritet

Mandatin si Sekretar i Përgjtishëm i aleancës së NATO-s, ish-kryeministri holandez, Mark Rutte, e nisi me premtimin se ndihma për Ukrainën që po e lufton Rusinë vetëm sa do të shtohet e rritet, ndërsa u zotua se do të punoj që Ukraiana të bëhet anëtarë e aleancës më të fuqishme ushtarake e politkike në histori. Luftën në Ukrainë krahas sukseseve, e cilësoi sfidën kryesore gjatë punës 10 vjeçare, para-ardhësi i tij, norvegjezi, Jens Stoltenberg, i cili në kryer të NATO-s qëndron që nga viti 2014

Pas 10 vitesh, po e përfundon mandatin për të cilin thotë se e kishin paralajmëruar se do të jetë i mundimshëm, me shumë angazhime e shumë takime.

Norvegjezi Jens Stotlenberg në fjalimin përshëndetës, përpos porosive dhe sukseseve që i renditi gjatë mandatit të tij, pati një dhuratë simbolike për sekretarin e ri të Përgjithshëm në organizatën më të fuqishmë ushtarake e politike në historinë e njerëzimit.

“Për ta shënuar këtë moment po ua dorëzojë këtë çekan, i cili i është dhuruar NATO-s në vitin 1963 nga Islanda. Është përdorur për takime të veçanta në NATO, hera e fundit që është përdodur ishte në takimin e fundit në ndërtesat e vjetra të NATO-s. Dhe prap po e përdorim sot. Ju e keni në dorë nëse doni ta përdorni ose jo, është çekan i vikingëve,” tha Stoltenberg.

Ndër sukseset që Stoltenberg thotë se ka arrituar NATO gjatë mandatit të tij, janë rritja e shpenzimeve nga vendet anëtare, shtimi i numrit të forcave, e zgjerimi me shtete të reja, por krahas kësaj e përmendi edhe sfidën kryesore, luftën në Ukrainë.

Këtë sfidë sekretari i ri, Mark Rutte thotë se do ta ketë ndër top tri prioritet.

“Si Sekretar i Përgjithshëm do të kem tri prirotete. I pari ta mbajë NATO-n e fortë, dhe të sigurohem se mbrojtja jonë mbetet efektive ndaj të gjitha kërcënimeve. Për këtë na duhen më shumë forca, me aftësi më të mira, me inovacion të shpejtë, që kërkon më shumë investime, sespe që të bëjmë më shumë duhet të investojmë më shumë. Prioriteti im i dytë është që ta shtojmë përkrahjen tonë për Ukrainën dhe ta sjellim më afër se kurrë afër NATO-s. Sepse tek e fundit nuk mund të ketë siguri në Europë pa një Ukrainë të fortë dhe të pavarur,” tha Rutte.

Në fjalimin që mund të cilësohet edhe si prezantim i planit të punës, ish-kryeministrit holandez, këkroi që Ukrainës t’i dorëzohet pako ekonomike e dakorduar në Samitin e Ëashingtonit, duke bërë thirrje për mbështetje të Ukrainës në anëtarësimin e saj të pakthyesëm në aleancën e NATO-s.

NATO është e themeluar më 1949 për të penguar dhe mbrojtur nga çdo sulm anëtarët e saj në Evropën Perëndimore nga Bashkimi Sovjetik.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika