Homazhe te varri i tribunit të kombit, Adem Demaçi dhe te varri i aktivistit Astrit Dehari

Aktivistë e anëtarë të Lëvizjes, veprimtarë të çështjes kombëtare, asamblistë dhe anëtarë të kryesisë së Qendrës së Prishtinës, kanë bërë homazhe te varri i tribunit të kombit, Adem Demaçi dhe te varri i aktivistit Astrit Dehari, me rastin e ditëlindjes së tyre.

Në njoftimin e LVV-së me Qendër në Prishtinë, thuhet se “Baca Adem ishte dhe mbetet frymëzim për ne”.

“Është shembulli më i mirë se si njeriu i sfidon kufinjët personalë të rezistencës e të qëndrueshmërisë kur është në pyetje atdheu dhe kombi”.

Kurse për Astritin, në njoftim thuhet se “ është modeli i aktivistit të palodhshëm e të drejtë, që udhëhiqet nga parime dhe ideale të pastra e të larta”.

“Drejtësia e plotë dhe e pavonuar për Astritin është obligim e qëllim i padiskutueshëm. Periudha, forma e kapacitete të ndryshme të aktivitetit, por ideale e qëllime të ngjashme: liri e çlirim, zhvillim e bashkim. Të paepur e të pathyeshëm – ashtu siç ishit ju – do të vazhdojmë rrugën që ju e ndriçuat, të bindur në drejtësinë e idealeve tona. Lavdi viganit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi! Lavdi aktivistit e shokut tonë të dashur, Astrit Dehari”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Demaçi vdiq më 26 korriku të vitit 2018-të.

Kurse, Dehari – aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kohë më parë u arrestua dhe po qëndronte i burgosur në burgun e Prizrenit, kishte ndërruar jetë më pesë nëntor të vitit 2016.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika