Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë

Kosova do të presë për herë të parë Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë (UIAA) në Pejë nga 23-26 tetor 2025, me hotelin Dukagjinin si nikoqir

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë (UIAA).

Ngjarja do të zhvillohet në Pejë nga 23 deri më 26 tetor 2025, me hotelin Dukagjini si nikoqir të kësaj ngjarje të rëndësishme.

Ky është rasti i parë që një federatë ndërkombëtare e nivelit më të lartë në fushën e sportit dhe alpinizmit zhvillon asamblenë vjetore në Republikën e Kosovës.

Organizimi vendos Kosovën në qendër të vëmendjes botërore të komunitetit alpin, duke shënuar gjithashtu herën e parë që UIAA mban Asamblenë e saj në Ballkan.

Ky aktivitet konsiderohet një arritje e madhe për sportin malor, turizmin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Gjithashtu, simbolizon rritjen dhe profesionalizimin e FBNSK-së dhe besimin që komuniteti ndërkombëtar i alpinizmit ka ndaj Kosovës si vend mikpritës me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sporteve malore dhe turizmit të qëndrueshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika