Hoti: 113 milionë euro janë paguar në dy vitet e fundit për rrymën në veri, s’po i shihet fundi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se po paguan shumëfish më tepër për rrymën në veri sesa qeveritë e kaluar, dhe se kësaj nuk po i shihet fundit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se po paguan shumëfish më tepër për rrymën në veri sesa qeveritë e kaluar, dhe se kësaj nuk po i shihet fundi.

Ai ka thënë se bazuar në raportimin e KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, në dy vitet e fundit janë paguar 113 milionë euro për rrymën në veri, ndërsa sivjet deri në shtator janë paguar rreth 25 milionë euro.

“Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera. Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika