Hoti: Absurde – Kurti prej Gjermanisë bën fushatë, ushtria pa bukë
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka theksuar se nuk po gjen fjalë të duhura për të përshkuar gjendjen “absurde”, të krijuar pas mosfurnizimit me ushqim për FSK-në. Hoti, ka shtuar se është e pakuptueshme se si kryeministri Albin Kurti, nga Gjermania po paralajmëron për prezencë të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën. “Nuk po gjej […]
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka theksuar se nuk po gjen fjalë të duhura për të përshkuar gjendjen “absurde”, të krijuar pas mosfurnizimit me ushqim për FSK-në.
Hoti, ka shtuar se është e pakuptueshme se si kryeministri Albin Kurti, nga Gjermania po paralajmëron për prezencë të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën.
“Nuk po gjej ndoshta fjalën e duhur për ta përshkruar, të vijë gjendja që Kuvendi i Kosovës të debatojë për furnizimin me ushqim të Ushtrisë së Kosovës, është gjendja më absurde që nuk do t’i kishte shkuar kujt në mendje që do të vinim në këtë pikë. Ndoshta do të duhej që sot të diskutonim për planin 10-vjeçar të avancimit të FKS-së në ushtri të rregullt sipas standardeve të NATO-s”, ka deklaruar Hoti, transmeton EO.
Ish-kryeministri Hoti, ka thënë se kreu i ekzekutivit po bën fushat në Gjermani e ushtrinë e ka pa ushqim.
“Kemi pas informata nga institucionet dhe ka qenë e konfirmuar nga kryeministri, për ushtrinë serbe që ka ardh në kufi me Kosovën. Kryeministri e ngriti alarmin po në të njëjtën kohë ai ishte pjesë e fushatës zgjedhore të tij në Gjermani…Tash imagjino e ngrit alarmin për një vend fqinjë me tendenca armiqësore, vetë bënë fushatë në Gjermani dhe ushtrinë e ka pa ushqim. Unë mendoj nuk ka koment tjetër për situatën tragjik-komike që është krijuar këto ditë në Kosovë”, ka thënë ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.















