Hoti: Binomi Kurti – Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se binomi Kurti-Osmani po e "dërgon Kosovën drejt izolimit", pasi, sipas tij, nga "vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve"

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të “politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada.

“Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve. Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, më 30 maj, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika