Hoti e uron Kroacinë: Hyrja në zonën Shengen dhe futja e euros në qarkullim të rëndësishme për gjithë Ballkanin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka uruar shtetin e Kroacisë, me rastin e hyrjes në zonën Shengen dhe futjen e valutës së euros në qarkullim. Sipas Hotit, ky sukses i Kroacisë është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin. “Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim […]
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka uruar shtetin e Kroacisë, me rastin e hyrjes në zonën Shengen dhe futjen e valutës së euros në qarkullim.
Sipas Hotit, ky sukses i Kroacisë është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin.
“Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe. Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka”, ka thënë ai.
Hoti është shprehur se mezi pret kur shteti i Kosovës të ketë suksese të ngjashme, të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe të hyjë në NATO.
Ai thotë se Kosova duhet të angazhohet vazhdimisht për integrim, pavarësisht sfidave nga jashtë dhe politikës së brendshme, e cila kurthohet kohë pas kohe.
“Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euroatlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme” ka thënë Hoti.















