Hoti: Është e papranueshme mungesa e transparencës lidhur me dialogun

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka obligimi kushtetues që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

“Është e papranueshme mungesa e transparencës lidhur me dialogun. Qeveria si bartëse e procesit, e ka obligim kushtetues të raportojë në Kuvend për zhvillimet e deritashme”, ka theksuar Hoti.

Më tej, Hoti i ka numëruar marrëveshjet që i ka bërë Qeveria Kurti, për të cilat, nuk ka raportuar në Kuvendin e Kosovës.

“Janë arritur disa marrëveshje teknike, si për energjinë, për targat e për dokumentet e udhëtimit, por askush nuk ka parë dokument të nënshkruar”.

“Është pranuar nga Qeveria propozimi franko-gjerman dhe janë dërguar komente. Por nuk është informuar Kuvendi dhe publiku se: (1) cila është përmbajtja e plotë e atij propozimi, (2) çfarë komentesh ka dërguar Qeveria, (3) cili ka qenë reagimi i ndërmjetësve lidhur me komentet e dërguara dhe (4) sa janë reflektuar ato në draftin që është pranuar së fundmi nga Qeveria”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, për këto marrëveshje duhet të informohet edhe publiku.

“Përveç Kuvendit, është e domosdoshme të informohet edhe publiku përmes një fushate informuese dhe tryezave, diskutimi me shoqërinë civile dhe komunitetin akademik”.

“Transparenca ndihmon në ndërtimin e konsensusit shoqëror dhe politik për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, e cila duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me 2/3 e të gjithë deputetëve”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika