Hoti: Guvernatori i BQK-së është instrumentalizuar nga Qeveria

"Rrjedhimisht, Guvernatori i BQK-së është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës. Shqetësim mbetet fakti se çdo koordinim lidhur me këtë rregullore ka pasur mundësi të bëhet në zyrën e Guvernatorit në BQK"

Avdullah Hoti, LDK

Deputeti LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili, se “është instrumentalizuar nga Qeveria”.

Në këtë konkludim – dhe disa të tjerë – Hoti erdhi pas raportimit të Ismailit në Komisionin për Buxhet në lidhje me pjesëmarrjen e tij në një takim në dialog me Serbinë.

Sipas Hotit, guvernatori i BQK-së nuk ka pasur ftesë nga ndërmjetësi i BE-së për dialog, por se ftesën e ka pranuar Qeveria, e cila ia ka përcjellë guvernatorit.

“Guvernatori nuk ka pasur ftesë nga ndërmjetësi i BE-së për dialog. Ftesën e ka pranuar Qeveria, e cila e ka përcjellë atë tek Guvernatori. Edhe pse Guvernatori deklaroi se e ka parë të panevojshme të shkojë në Bruksel, ka vendosur të shkojë.  Takimi i dialogut në Bruksel është bërë mes Guvernatorit dhe disa zyrtarëve të ministrisë së financave të Serbisë. Takimi nuk ka qenë me homologun e tij”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më tej, Hoti ka theksuar se nuk ka asnjë informatë zyrtare se çfarë ka biseduar pala kosovare me atë serbe.

“Nuk ka asnjë informatë zyrtare me shkrim se çfarë është biseduar në takim me palën serbe. Guvernatori deklaron se, “nuk ka biseduar asgjë që nuk është dashur të bisedohet”. Kaq për transparencën e këtij takimi. Ekziston një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që qartëson se, Qeveria e Kosovës është i vetmi institucion që përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë.

Rrjedhimisht, pjesëmarrja e Guvernatorit në këtë takim nuk është në përputhje me autorizimet ligjore të tij. Kompetencat e Guvernatorit sipas nenit 37 të Ligjit për BQK nuk parashohin se Guvernatori e përfaqëson Kosovën në dialog me një vend fqinj për zbatimin e rregullores së BQK-së”, ka vazhduar më tutje Hoti.

“Rrjedhimisht, Guvernatori i BQK-së është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës. Shqetësim mbetet fakti se çdo koordinim lidhur me këtë rregullore ka pasur mundësi të bëhet në zyrën e Guvernatorit në BQK”, ka përfunduar Hoti.

Ndërsa, guvernatori Ismaili tha se në takimin në Bruksel si BQK nuk kanë negociuar në asnjë moment për asnjë nen të rregullores së re dhe se temë diskutimi nuk ka pasur as për dinarin.

“Lidhur me prezencën në Bruksel. BQK ka qenë e vetme pjesëmarrës në këtë takim. Ky takim është bërë me Lajçakun. Ju konfirmoj që nuk ka pasur negociata, BQK asnjë fjalë nuk ka qenë me negociuar. Rregullorja është në fuqi dhe është më zbatim. Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata, sepse nuk ka kuptim.

Kjo rregullore është e BQK-së. Në e kemi shpjeguar para çdo ambasadori rregulloren. Asnjë prejse, asnjë pikë nuk është diskutuar nga rregullorja. As nuk është diskutuar dinari, ne e kemi bërë të qartë me shkrim para se të shkojmë se çka mund të diskutojmë. Ne jemi konsultuar edhe me partnerët e brendshme. Unë nuk besoj që i kemi bërë dëme Kosovës më këtë e as dobi. Me ndershmërinë më të madhe publike nuk ka kurrë që mundet me ndodhë diçka e kundërligjshme”, ka thënë ai në Komisionin për Buxhet.

 

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika