Hoti i LDK-së propozon tri zgjidhje për krizën ekonomike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë seancës së rregullt parlamentare në Kuvendin e Kosovës, i ka përmendur tri probleme politike e ekonomike që sipas tij, janë zgjidhje për dalje nga kriza.

Ish-kryeministër i Kosovës, Hoti, ka thënë se është koha që duhet menduar për një pako të re ekonomike.

“Janë tri probleme politike dhe ekonomike që na kanë përcjellë gjatë kësaj periudhe, kriza energjetike, kriza e çmimeve që tash po thellohet çdo ditë edhe një pasiguri globale që është krijuar nga lufta në Ukrainë”, ka thënë Hoti.

Siç ka theksuar Hoti, vonesat për formimin e një pakoje të re po e shtojnë barrën e familjeve.

Si zgjidhje të dytë, Hoti e ka radhitur subvencionimin në fushën e bujqësisë.

“Rritja e kostove të imputeve bujqësore shkon edhe qind për qind. Ftoj Qeverinë që të ketë rritje të menjëhershme të subvencionimit në bujqësi”, ka shtuar ai.

Ndërsa, sipas tij, zgjidhja e tretë është kthimi në debatin për pagën minimale.

“Duhet të bëhet indeksimi i pagave në sektorin publik, të gjitha këto masat janë të përballueshme për buxhetin e shtetit”, është shprehur ai.

Hoxhaj kërkon që qeveria ta vizitojë selinë e NATO-s, të shihen mundësitë e anëtarësimit

Në anën tjetër, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveritarët duhet ta vizitojnë selinë e Aleancën Veriatlantike (NATO-n), dhe t’i shohin mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në këtë aleancë.

Sipas tij, mbrojtja e shtetit nis nga jashtë.

“Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër. Nëse kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët, duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”.

Deklaratës së Hoxhajt i është kundërpërgjigjur ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se qeveria po bën gjithçka që është e mundur.

“Si qeveri po bëjmë që këto kohë t’i adresojmë kërkesat tona edhe të paraqesim situatën. Po bëjmë gjithçka që është e mundur, pajtohem edhe me thënien e deputetit Hoxhaj se duhet të dëgjojmë e jo vetëm të flasim”, ka thënë ai.

Ndërkaq, debati parlamentar për politikën e jashtme i paraparë të mbahet gjatë seancës së 28 marsit, është shtyrë për seancën e radhës.

Kjo, për shkak të mosprezencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kështu ka thënë shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri.

Sipas Tahirit, nuk është i arsyeshëm që ky debat të mbahet pa marrë pjesë Kurti dhe Gërvalla në seancë.

“Jemi njoftuar nga mazhoranca që ministrja e Punëve të Jashtme dhe kryeministri nuk do të jenë në Kosovë sot, kur ne veçse e kishim caktuar ditën për këtë seancë, prandaj një debat i tillë nuk ka kurrfarë kuptimi që të mbahet”, është shprehur ai.

Tahiri, po ashtu, ka shtuar se, janë disa çështje për të cilat do të donin të merrnin përgjigje pikërisht, nga Kurti e Gërvalla, andaj, sipas tij, deputetët e grupeve parlamentare kanë vendosur që t’i presin deri në seancën e radhës që do të caktohet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika