Hoti i quajti “mashtrues”, reagon deputeti Rexhaj

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që në marrëveshjen me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë. Kjo nxiti reagimin e deputetit të LDK-së, i cili i cilësoi si të pabesë" subjektin politik të Kurtit. E sipas deputetit të LVV-së, Rexhaj ishte subjekti politik i Hotit, ai që solli Republikën e Kosovës në gjendjen aktuale të saj

Arbër Rexhaj, LVV
Arbër Rexhaj, LVV

Si e patolerueshme është cilësuar deklarata e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, nga ana e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha.

Këtij të fundit iu tregua reagimi i deputetit Hoti përgjatë emisionit “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët.”, ka shkruar Hoti.

E nga ana e Rexhajt, një gjë e tillë është e patolerueshme dhe pa kredibilitet moral.

“Kur po mundohen këta të opozitës të cilët e kanë sjellë deri këtu Kosovën që ne kur hymë në dialog të mos hyjmë zero me zero e të hyjmë minus njëqind, janë këta. E këta neve të  na quajnë të pabesë është e patolerueshme, nuk mendoj që kredibilet ose asnjë kredibilitet moral”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se ishte Hoti dhe subjekti i tij që kanë sjellë Republikën e Kosovës në gjendjen aktuale të saj.

Kryeministri Kurti e pranoi që në marrëveshjen me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që dy palët e konfirmojë obligimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, që mbeten të obligueshme. 39 marrëveshje janë, për më shumë se 4 vjet janë 39 marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen te plani evropian, Kurti tha se mund ta ketë problem faktin që shumë gjëra nuk janë përfshirë, por që në parim nuk ka ndonjë gjë substanciale që do ta bënte propozimin e papranueshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika