Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2, duke i quajtur “mashtrues”, pas arrestimet të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili është arrestuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ushtrim ndikimi dhe konflikt interesi.

Ndërsa, sipas Hotit, Qeveria Kurti 2 kishte thënë “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike”.

“Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë”, ka thënë ai, duke iu dhënë epirotin e “mashtruesve””.

Më tej, Hoti ka sinjalizuar se gjakderdhje financiare ka në Trustin Pensional.

“Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj”, ka përfunduar Hoti.