Hoti i reagon ashpër Muratit: Me sa fytyrë thua që është shkatërruar Kosova që 20 vite
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati, për deklaratat e tij ku se Kosova është shkatërruar për dy dekada. Sipas Hotit, këto komente janë të papranueshme dhe tregojnë një qëndrim të papërgjegjshëm ndaj historisë dhe zhvillimit të vendit. Në fjalën e tij, Hoti u shpreh […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati, për deklaratat e tij ku se Kosova është shkatërruar për dy dekada.
Sipas Hotit, këto komente janë të papranueshme dhe tregojnë një qëndrim të papërgjegjshëm ndaj historisë dhe zhvillimit të vendit.
Në fjalën e tij, Hoti u shpreh se debati me ministrin Murati është i vështirë për shkak të “fanatizmit” me të cilin ai mbron qëndrimet e tij.
“Është problematike se ky debaton me fanatizëm. Nuk është i interesuar për të vërtetat. Dhe për të argumentuar mbi faktet dhe për të dal te e vërteta. Ky me fanatizëm mbron pozicionet e veta. Edhe vazhdon me atë propagandën e poshtër të ultë, me sa fytyrë del në foltore edhe iu thu njerëzve që u shkatërrua Kosova që 20 vite. Me 13 mijë njerëz të vrarë, e njerëz pa gjymtyrë. E me krejt shtëpitë , shkollat e rrugët të shkathtësuara. Ti thu Kosova është shkatërruar gjatë krye 20 viteve. Kur i shtron këtu në foltore të Kuvendit, nuk ka vend për debat më”, ka thënë Hoti.
Ndërkaq, Murati fjalës së tij, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se diçka që është shkatërruar brenda 20 vjetëve, nuk mund të riparohet për një mandat.
“A është synim i qeverisë të ulet importi? Patjetër që po. Kemi bërë mbështetje, masa përmes ministrive duke mbështetur në certifikim e pjesëmarrje në panaire. Nuk mund të ulet importi në një ekonomi të trashëguar ku të gjitha fabrikat i keni shitur për skrap. Merr kohë derisa të rindërtohet kapaciteti. Deri atëherë, do të vazhdojmë të punojmë. Diçka që është shkatërruar për 20 vite, nuk mund të rregullohet brenda një mandati”, ka deklaruar Murati.















