Hoti kërkon nga Qeveria të ndaj mjete për familjet e prekura nga vërshimet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të ndaj mjete për familjet e prekura nga pasojat e vërshimeve

Vërshimet në Skënderaj

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mosndarjen e mjeteve për familjet të cilat janë prekur nga vërshimet e fundit.

Hoti ka thënë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë, është dashur të ndahen të holla për komunat të cilat kanë pësuar dëme nga vërshimet.

“Vërshimet – ende asnjë cent nuk është ndarë ende nga Qeveria për familjet e prekura. Shumë vendime qenkan marrë në mbledhjen e Qeverisë sot, por asnjë cent nuk qenka ndarë për kompensimin e familjeve që pësuan nga vërshimet në Skënderaj, Klinë, Istog, Mitrovicë e komuna të tjera. Rezerva shtetërore është për situata kur ndodhin shpenzime të paparashikuara”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së, ka kërkuar nga ekzekutivi t’u sigurojë familjeve që kanë pësuar nga vërshimet shporet, frigorifer, shtrat, tepihë dhe ushqime bazike.

“Ftoj Qeverinë tu ndajë këtyre familjeve menjëherë një shumë fikse për gjërat elementare të jetës: shporet, frigorifer, shtrat, tepihë dhe ushqime bazike. Disa familje kanë humbur edhe rrobat e trupit. Ka familje me të moshuar e fëmijë shumë të vegjël, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e vërshuara pa u meremetuar plotësisht. Asnjë meremetim nuk mund të bëhet në këto kushte atmosferike”, ka thënë ai.

Vërshimet e fundit në disa komuna vlerësohet të kenë shkaktuar dëme milionëshe.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika