Hoti: Këto ditë do të nisim gërmimet në një lokacion në Serbi

Andin Hoti, ka thënë se gjatë ditëve në vijim pritet që në Serbi të nisin gërmimet në një lokacion të dyshuar për varrezë masive

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se gjatë ditëve në vijim pritet që në Serbi të nisin gërmimet në një lokacion të dyshuar për varrezë masive.

Sipas tij, kërkesë urgjente e Kosovës mbesin imazhet satelitore, me anë të të cilave do të arrihej zbardhja e fatit të personave të zhdukur.

“Këto ditë delegacioni i Kosovës, në Serbi do të fillojnë gërmimet edhe në një lokacion të radhës. Kemi pritur dhe vazhdojmë me urgjencë t’i kërkojmë imazhet satelitore sepse kemi pasur disa informacione për lokacione të ndryshme në Serbi”.

“Bazuar në praktikat e mëhershme, bazuar në Rudnicë e Kizhevak, të dyja kanë bërë dhjetë vite gërmim, dhjetë vite hulumtim nga ekipet tona, nuk duhet të jetë e njëjta sot, nuk mundemi të shkojmë pesë vjet me një lokacion, për shkak se dikujt i fiksohet të na sjellë rrotull, duke mos na treguar informacionin e saktë të varrezave masive”, është shprehur Hoti.

Ndonëse nuk e ka bërë të ditur lokacionin në të cilin do të gërmohet në Serbi, Hoti ka theksuar se Kosova vazhdon të kërkojë dokumente e incizime, të cilat, sipas tij, i posedon Serbia.

Serbia, Kosovo Must Commit to Credible Missing Persons Investigations | Balkan Insight

Siç ka potencuar Hoti, hapja e dokumenteve sekrete të Serbisë të kohës së luftës në Kosovë mbetet ende kërkesë.

“Me presion e kemi provuar që 20 vjet e më shumë dhe presioni nuk ka mjaftuar, dhe si rrjedhojë ende i kemi 1617 persona duke përfshirë edhe babain tim. Kërkesa jonë e parë është kushtëzimi ndaj Serbisë, kurse kërkesa e dytë ka qenë garancia e BE-së që të ketë një afat kohor, kur Serbia detyrohet t’i japë informacionet për personat e zhdukur”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, drejtuesi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, i cili përfaqëson familjet e të pagjeturve, ka thënë se në Bruksel ende nuk është bërë asnjë hap drejt zbardhjes së fatit të familjarëve të zhdukur.

“Në Bruksel e kanë vendosur një pikë, kanë thënë pika e parë e rendit të ditës është për të pagjeturit dhe aty ka mbetur. Asnjë hap nuk është bërë, asnjë hap nuk e kanë bërë prej asaj dite që kanë thënë se duhet të flitet për persona të pagjetur”, ka thënë Qerkini.

Sipas tij, çështja e të pagjeturve është politizuar dhe nuk po shënohet përparim.

Ndërkaq, të mërkurën më datë 27, shënohet Dita e të Pagjeturve. Në Kosovë, më shumë se një mijë e 600 persona ende janë të zhdukur nga lufta e fundit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika