Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se sektori i bujqësisë në Kosovë këto katër vite të qeverisjes Kurti, është një dështim total.

Në një postim në Facebook, Hoti ka pyetur se pse ka rënie në sipërfaqet e mbjella dhe përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve.

“E vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet. Nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje. Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve”, ka shkruar Hoti.

“Gjatë mandatit 2021-2024, janë shpenzuar 252.7 mil euro në subvencione bujqësore (për 2024 janë në shpenzim e sipër)”.

“Në 2023, krahasuar me 2020, numri i kafshëve, shpezëve dhe bletëve, si dhe i sipërfaqeve të kultivuara ka rënë, me përjashtim të numrit të shpezëve dhe sipërfaqeve me pemishte”.

Ndërsa në tabelën e tretë ai ka paraqitur importin e mallrave kryesore ushqimore që është rritur për mbi 70 për qind.

“Në 2023, krahasuar me 2019, importet e mallrave kryesore ushqimore janë rritur për 72% (apo për 455 mil euro): për kafshë të gjalla 339%, për mish 43%, bylmet e vezë 61%, perime 78%, e kështu me radhë”, ka shkruar Hoti.