Hoti kritikon Qeverinë: Pesë vjet degradim diplomatik, refuzohet Uashingtoni e pranohet Ohri

Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e Qeverisë në raport me marrëveshjet ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si “degradim diplomatik” gjatë pesë viteve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se Qeveria ka refuzuar zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndërsa, sipas tij, ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila tashmë po konsiderohet obligim ndërkombëtar për Kosovën.

Ai theksoi se Marrëveshja e Uashingtonit nuk është zbatuar as gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj, duke përmendur edhe projektin për gazin amerikan.

“Marrëveshja e Uashingtonit nuk u zbatua tash e gjashtë vite. Edhe sot, kur gjithë Evropa është zgjuar në këmbë për të eliminuar plotësisht çdo varësi nga gazi rus, Kurti dhe sejmenët e tij e refuzojnë projektin e gazit amerikan duke përrallisur për alternativa të tjera të furnizimit me energji”, ka shkruar ai.

Sipas Hotit, ndryshe ka ndodhur me Marrëveshjen e Ohrit.

“Por nuk kanë hezituar të pranojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas Sorensenit tani përbën obligim ndërkombëtar të Kosovës”, ka shtuar ai.

Postimit të tij, Hoti i ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga deklarata e djeshme e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, i cili gjatë Forumit të Dubrovnikut tha se Marrëveshja e Ohrit është zotim ndërkombëtar dhe mbetet e vlefshme edhe pse nuk është nënshkruar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika