Hoti kritikon “strategjinë” e qeverisë në dialog me Serbinë: Masa ndëshkuese dhe pranoi të formojë Asociacionin

"295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës. E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin. Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit", ka shkruar Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kap vlerën 295 milionë euro.

Ai në një postim në Facebook ka kritikuar qeverinë se ka marrë edhe “masa ndëshkuese dhe ka pranuar të formojë Asociacionin”.

“295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës. E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin. Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar Hoti.

Ai ka renditur disa nga projektet, që, sipas tij, janë të bllokuara për shkak të masave ndëshkuese.

  • 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
  • 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
  • 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
  • 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
  • 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  • 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri
  • 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna
  • 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
  • 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë
  • 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë
  • 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
  • 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike
  • 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj
  • 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika