Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e njohjeve nga shtetet që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Hoti ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku është thënë se nuk janë të vërteta pretendimet e Serbisë se 9 shtete e kanë çnjohur Kosovën.

Hoti ka ironizuar me pyetjen “Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!”.

Tutje, ai ka thënë se në kohën kur qeveriste LDK-ja, njohjet vinin nga Shtëpia e Bardhë.

“Kur bashkëpunonim me partnerët, na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë ajo.

Hoti është shprehur përsëri me ironi, duke e përmendur shtrirjen e sovranitetit në veri.

“Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë.  Çudi!”, ka thënë Hoti.