Hoti-Kurtit: Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të kaluara
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”. Deputeti Hoti, me këtë rast, e kishte fjalën për promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”.
Deputeti Hoti, me këtë rast, e kishte fjalën për promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovic,ë në të cilën, sot kishte marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Hotit, do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeveriek, së paku nisja e punimeve.
Ndryshe, kryeministri Kurti gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10 hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, ka thënë se rehabilitimi i kësaj hekurudhe i paraprin zhvillimit ekonomik.
Sipas tij, kjo linjë hekurudhore i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe Evropën.
Kurti: Kosova do të ketë një linjë që i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit















