Hoti: Kushtet e Kurtit të parëndësishme për diskutimin për Asociacionin 

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se kushtet e Kurtit për Asociacionin "janë jo relevante për diskutimin që po bëhet. Kosova ka filluar procesin e dialogut që nga viti 2011. Më 2013 është nënshkruar marrëveshja e përgjithshme dhe pastaj janë nënshkruar plot marrëveshje nëpër sektorë të ndryshëm që e kanë shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në gjithë territorin deri në masën që Kosova sot ka Zyrën Ndërlidhëse në Beograd"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri dhe njëherëshit deputet i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se kushtet që ka vendosur kryeministri Albin Kurti, nuk kanë rëndësi në diskutimin që po bëhet për Asociacionin.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” të premten Hoti tha se ndryshimi i formatit të dialogut me Serbinë nga qeveria Kurti ndryshoi qasjen ndaj këtij dialogu.

Ai tha se është përgjegjësia e spektri politik të vendit që të marrë përgjegjësi për shtetin e Kosovës dhe të lëvizë përpara në procesin e dialogut, përfshirë edhe Asociacionin.

“Mendoj që janë jo relevante për diskutimin që po bëhet. Kosova ka filluar procesin e dialogut që nga viti 2011. Më 2013 është nënshkruar marrëveshja e përgjithshme dhe pastaj janë nënshkruar plot marrëveshje nëpër sektorë të ndryshëm që e kanë shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në gjithë territorin deri në masën që Kosova sot ka Zyrën Ndërlidhëse në Beograd. Tani jemi në një faze kritike të dialogut i cili për hir të vërtetës kishte strukturën shumë të mirë në qeverinë paraprake. Por kjo qeveri e ndërroi formatin e dialogut. Jemi në një pikë kritike kur duhet të bëjmë një hap të madh përpara. Sa i përket Asociacionit, është marrëveshja e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, pra që e ka bërë Asociacionin obligim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ish-kryeministri thotë se Kosova “në historinë e saj asnjëherë nuk ka qenë në një pozitë më të disfavorshme sa i përket procesit të dialogut dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Uashingtoni ka kërkuar në 1999 që ne të nënshkruajmë marrëveshjen e Rambujesë, me premtimin që do të bombardohet Serbia. Një president amerikan në Tiranë ka thënë se mjaft është mjaft dhe Kosova duhet të bëhet e pavarur dhe Kosova është bërë e pavarur. Partneritetin që e kemi me Shtetet e Bashkuara është ekzistencial, nuk është vetëm një partneritet diplomatik siç mund ta kemi me plot vende të tjera nëpër botë që na kanë njohur, por është partneritet ekzistencial. Marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara janë në thelbin e vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika