Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është “demokracia në veprim” brenda partisë

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së përbën një dëshmi të funksionimit të mekanizmave demokratikë dhe statutorë të partisë.

Hoti ka thënë se përmes këtij procesi LDK-ja do të ketë mundësi të reflektojë, të konsolidohet dhe të dalë më e fuqishme.

“Sot, Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij Kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, nga ky Kuvend LDK-ja do të dalë më e fuqishme për të synuar rikthimin si forcë kryesore politike në vend.

“Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë”, ka deklaruar ai.

Hoti ka theksuar se Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, me debat të hapur dhe respekt ndërmjet anëtarëve të partisë.

“Kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se vendimit të Kuvendit do t’i nënshtrohen të gjithë anëtarët e partisë, duke shprehur bindjen se LDK-ja do të dalë e bashkuar nga ky proces.

“Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika