Hoti – ministrit Krasniqi: Pse i ke shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete?

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, e ka pyetur ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, se "pse i ka shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duhet të përgjigjet se pse i ka shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare.

“Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëshe, dy-tri dhomëshe?!”, ka pyetur Hoti.

Hoti ka thënë se sa u përket granteve të pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal.

“Bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq”, është shprehur deputeti.

Sipas tij, ministri Krasniqi “ka përgjegjësi që për dy vite me radhë janë vonuar të hyrat vetanake për komunat dhe i kanë bllokuar investimet kapitale nëpër komuna”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika