Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se duhet të jemi përherë mirënjohjes dhe falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHAB), për shkaka se Departamentin i Shtetit Amerikan ka kërkuar që të lirohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë kidnapuar nga Serbia.

“Mirënjohje Departamentit të Shtetit të ShBA-së për këtë qëndrim të qartë”, ka shkruar Hoti.

Më tej ai ka pasur edhe një këshill për Qeverinë e Kosovës, që sipas tij kjo e fundit duhet të punojë me aleatët që të arrihet lirimi i tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

“E gjithë vëmendja e Qeverisë duhet të jetë në lirimin e pakusht të tre policëve që po mbahen në burgjet serbe. Duhet punuar ngushtë me aleatët për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, si dhe për shkelje elementare të të drejtave të njeriut pasi nuk ka lejuar që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd të vizitojë policët”, ka përfunduar Hoti.

pic.twitter.com/WogEwlVKuL

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 17, 2023