Hoti: Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se një vend në të cilin rriten subvencionet me shumë sesa investimet kapitale, ajo është shenjë e varfërisë, dhe ekonomia e atij vendi është në mjerim. “Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet. Subvencionet dhe transferet janë rritur për […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se një vend në të cilin rriten subvencionet me shumë sesa investimet kapitale, ajo është shenjë e varfërisë, dhe ekonomia e atij vendi është në mjerim.
“Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet. Subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%”, ndërsa sipas Hotit “investimet kapitale janë zvogëluar për -21%”.
“Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Më poshtë mund të lexonin postimin e plotë të deputetit nga Lidhja Demokratike Kosovës.
Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet.
Shihni foton më poshtë. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019: 👇
– subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%,
– investimet kapitale janë zvogëluar për -21%.
Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie.
Ja çfarë kanë bërë qeveritarët majtistë në vitin 2022:
– 41% të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30%)
– 16% të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25%).
Ky raport do të duhej të ishte i kundërt. Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42% të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues.















