Hoti: Mosveprimi i qeverisë ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se problemet ekonomike në Kosovë, të cilat Raporti i Komisionit Evropian i ka evidentuar, do të mund të evitoheshin, dhe këtë sipas tij, do ta bënte vetëm një qeveri e djathtë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se mosveprimi i qeverisë në pushtet i ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro, duke shtuar se në kohën e pandemisë, qeveria e tij ka futur rreth 700 milionë euro në ekonomi.

Tutje, Hoti ka shtuar se është e mundur që problemet në ekonomi të evitohen apo të zbuten dhe këtë, sipas tij, qeveria mund ta bënte vetëm nëse zbaton dy masa; Njëra sipas Hotit, është mbajtja e shpenzimeve kapitale të Qeverisë sikur në vitet e mëparshme, ndërsa tjetra, është ulja e TVSH-së dhe akcizës në disa mallra.

“Ja dy masa të thjeshta që kanë qenë plotësisht nën kontrollin e Qeverisë: 1. Nëse do të mbaheshin shpenzimet kapitale të Qeverisë së paku si në vitet e mëparshme, e jo të uleshin me 30% apo me rreth 200 milionë euro, do të shtohej aktiviteti ekonomik, që do të rezultonte me normë më të lartë të rritjes ekonomike, më shumë vende pune, më shumë të ardhura për familjet dhe fitime për bizneset, si dhe më shumë tatime për shtetin.  2. Nëse Qeveria do të ulte TVSH-në dhe akcizën në disa mallra (në naftë në veçanti), atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve”, ka thënë Hoti në postimin e tij.

Ai ka shtuar se këto dy masa partia e tij i ka propozuar kur ka qenë në opozitë, dhe nëse do të ndërmerreshin me kohë nga Qeveria aktuale, vendi do të përballej më lehtë me krizën ekonomike.

“Vetëm me këto dy masa të thjeshta do të qarkullonin në ekonomi edhe 500 milionë euro shtesë. Këto dy masa i kemi propozuar si opozitë. Dhe të dy masat kanë qenë plotësisht nën kontrollin e Qeverisë. Nëse do të ndërmerreshin me kohë, do të kishim një vit krejt tjetër në aspektin ekonomik dhe më lehtë do ta kishim përballuar krizën”, ka theksuar Hoti.

Megjithatë, sipas ish-kryeministrit Hoti, këto masa do t’i zbatonte vetëm një qeveri e djathtë.

Ai ka theksuar se qeveria e tij në kohën kur ka qenë në pushtet, ka arritur të fuste në ekonomi rreth 700 milionë euro, edhe pse të hyrat në buxhet kishin rënë për 600 milionë euro.

“Një QEVERI E DJATHTË do të kishte vepruar kështu. Një QEVERIA E DJATHTË arriti që në kulmin e pandemisë dhe izolimit ekonomik, gjatë periudhës Qershor 2020 – Mars 2021, të fuste në ekonomi direkt dhe indirekt rreth 700 milionë euro. Kjo u arrit, pavarësisht se të hyrat në buxhet kishin rënë me 600 milionë euro”, ka përfunduar Hoti.





Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika