Hoti: Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka pranuar që çështja e dinarit të diskutohet me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut

Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka pranuar që çështja e dinarit të diskutohet me Serbinë në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Hoti ka thënë se pushteti nuk ka dëgjuar këshillat e aleatëve për të arritur një dakordim në Prishtinë, por thotë se pranuan që çështja të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut.

“Para dy jave, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë. Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më tej, Hoti ka thënë se “Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar. Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por, pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel, në kuadër të dialogut. Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral. ‘Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh’”, ka përfunduar Hoti.

Ndryshe, çështja e dinarit serb pritet të diskutohet në takimin e nesërm në Bruksel.

Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësja e BE-së për çështje të Politikes së Jashtme dhe Sigurisë, Nabila Masralli, e cila ka deklaruar se pala kosovare dhe ajo e Serbisë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut, i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimin e fundit për qarkullimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës. Takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut. Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre“, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë takim kanë reaguar edhe nga partia më e madhe opozitare PDK.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se “në vend se të kordinohen me aleatët për çështjen e përdorimit të valutave të huaja në Kosovë, tani institucionet tona paskan shprehur gatishmëri të koordinohen me Beogradin në Bruksel”.

Çështja e dinarit, Çitaku: Në vend se me aleatët, institucionet po koordinohen me Beogradin

 

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika