Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të dëshmojë para trupit gjykues në rastin e njohur si afera e 53 milionëshit, ku i akuzuar është ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ditë më parë në këtë rast ka dëshmuar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ku në kohën sa ishte në qeverisje ishte marrë vendimi për t’i paguar 53 milionë euro kompanisë që kishte ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Haradinaj kishte deklaruar se nëse shteti i Kosovës nuk do ta paguante vlerën prej 53 milionë eurosh ndaj Bechtel Enkës, çështja do të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit.

Bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj, është deklaruar i pafajshëm për rastin.