Hoti: Ne po kërkojmë dokumente sekrete të Serbisë për qëllime humane

Andin Hoti ka pohuar se ka qenë pjesë e të gjitha takimeve në Bruksel, për çështjen e  presonave të pa gjetur, ku ka kërkuar që t'i dorzohen dokumentet skrete të ushtrisë serb

Andin Hoti

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se ende nuk janë gjetur  personat e zhdukur të luftës së fundit në Kosovë, andaj nëse nuk bëhen hapa konkretë në vijim, do të jetë e veshtirë pasi, “Dëshmitarët po vdesin për çdo ditë, po ashtu edhe  informacioni po zhduket me ta”.

Sipas Hotit, ka edhe arsye të tjera pse janë në Bruksel. Ky ka thënë që nëpërmjet Bashkimit Evropian, po tentojmë që ta bindim Serbinë, që ti hap arkivat sekrete.

Ai ka thënë se dihet botërisht se secila ushtri e botës, operon si pasojë e një urdhri shtetëror, edhe ato veprime janë të dokumentuara.

“Neve si komision na intereson fati 1 mijë e 617 personave se ku gjenden, dhe nuk janë të gjithë nga nacionaliteti shqiptar por nga gjitha komunitet. Prandaj, këto dokumente do të shërbenin vetëm për zbardhjen e fati të personave të pagjetur”, ka thënë Hoti në emisionin, FIVE në RTV Dukagjini.

Lufta e fundit në Kosovë ka ndodhur në mes të një shteti siç ka qenë Jugosllavia, edhe një populli të pafajshëm siç kanë qenë qytetarët e Kosovës.

Hoti ka folur edhe për mënyrën se si janë sulmuar shqiptarët gjatë viteve 97-98 nga aparati shtetëror serb ku në Kosovë, sipas tij janë përdorur të gjitha kapacitetet ushtarake të ish-Jugosllavisë siç janë “tanket, ushtria, policia e paramilitarët”.

Sipas kryetarit të komisionit për të pagjetur gjatë vizitave në Bruksel qëllim kryesor, kishte qenë për ta bindur Bashkimin Evropiane, “për një afatë kohor, p.sh. një vit apo dy e më shumë vite. Së paku që familjarët pas kësaj periudhe kohore të dinë se ku do të mund të vendosin lule. Të ketë një epilog në këtë çështje”, ka thënë Hoti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika