Hoti për Deklaratën për të Zhdukurit: BE do të kushtëzojë Serbinë në implementimin e kësaj deklarate

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, në një lidhje direkte në “Debat Plus”, për figurimin e datave të njëjta në Deklaratën për të Zhdukurit si në Gjyaktën Speciale, në kohën kur i referohet çështja e të zhdukurve, ka thënë se kjo ndodh sepse të njëjtat data figurojnë dhe në Ligjin për Personat e Zhdukur.

“Datat nuk figurojnë tek personat e zhdukur me forcë sepse ne e kemi pasë një problem goxha të madh me Serbinë prej gushtit të vitit të kaluar ku ata i kanë përfshi këto datat tek personat e zhdukur me forcë sepse atëherë do të trajtoheshin si persona të zhdukur me forcë dhe dikush do të bëhej përgjegjës për këtë punë, por ne i kemi larguar nga ai term …Ligji për Personat e Zhdukur në Kosovë i parasheh datat prej 98-s deri në dhjetor të vitit 2000 dhe këtë nuk kemi mundur të largojmë ne”, ka thënë Hoti.

“Që 10 vite është ligji i miratuar, ligji mbi të cilin funksionon Komisioni Qeveritar për personat e Zhdukur dhe që i parasheh këto data në nenin e saj të parë apo të dytë”, ak thënë tutje Hoti.

Hoti është shprehur se nuk beson që këto deklarata Serbia do t’i implementoj por ajo se çfarë e bën të besoj  është bashkësia ndërkombëtare, por sipas tij tashmë nuk mjafton që kjo bashkësi dhe Kosova t’i bëjnë presion Serbisë “sepse Serbia nuk po ec përpara”.

“Bashkësia ndërkombëtare do të kushtëzoj Serbinë në implementimin e kësaj deklarate, pa implemtimin e saj ne nuk kemi arrite asgjë…Shpresën e vetme e kam tek bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika