Hoti për ish-krerët e UÇK-së: Në emër të popullit shqiptar ata janë heronj dhe asgjë tjetër
Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ka thënë se është e natyrshme që sot janë të gjithë qytetarët e Kosovës në përkrahej të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, nëpërmjet këtij marshi, do t’i tregohet botës që Gjykata Special në Hagë është e padrejtë. Më tutje, ai ka theksuar se Gjykata Speciale është […]
Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ka thënë se është e natyrshme që sot janë të gjithë qytetarët e Kosovës në përkrahej të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, nëpërmjet këtij marshi, do t’i tregohet botës që Gjykata Special në Hagë është e padrejtë.
Më tutje, ai ka theksuar se Gjykata Speciale është politike dhe nuk është në emër të popullit të Kosovës.
“Ju e dini se në çdo gjykim që u është bërë ushtarëve të UÇK-s thuhet në emër të popullit, po cilin popull po flitet. Në emër të këtij populli, jo. Në emër të popullit shqiptar ata janë heronj dhe asgjë tjetër”, ka thënë Hoti.
Ai ka përfunduar duke thënë se nuk pret gjykim të drejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.















