Hoti për Kurtin: Ka mentalitet komunist, nuk do që të ketë opozitë fare

Kryeministri. Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës, pasi opozita hup dhe qeveria zhduket opozitën. Kurti ka shtuar se është i interesuar që ta mund në zgjedhje opozitën por jo që ta zhdukë. Por, për deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, këto deklarata nga një kryeministër janë shqetësuese. Sipas Hotit, kryeministri Kurti ka mentalitet komunist dhe nuk dëshiron të ketë opozitë

Avdullah Hoti, LDK

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë shkarkimin tim e herë zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë sepse humb, e qeverisë nuk i konvenojnë sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që ta mund në zgjedhje opozitën, por jo që ta zhduk”.

Kështu kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë shtatori të viti të kaluar gjersa komentonte kërkesën e opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje.

Por, për deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, këto deklarata nga një kryeministër janë shqetësuese.

Pasi, sipas Hotit, kështu e sheh që në krye të Qeverisë e ke një person me mentalitet komunist dhe që nuk dëshiron që të ketë opozitë.

E vetëm autokratët nuk dëshirojnë të kenë opozitë dhe media thekson Hoti.

“Kur dëgjon deklarata të tilla prej kryeministri të vendit është shqetësuese për qytetarët se ti e sheh që e ke në krye të qeverisë një person që ka mentalitet komunist, të regjimeve të kaluara që nuk do me pas fare opozitë. Roli i opozitës, roli i mediave është kyç për një demokraci funksionale.

Pse prej shpalljes së Pavarësisë e këndej, krenohemi kur dalim në takime me ndërkombëtarë, sepse Kosova është ndërtuar si një demokraci funksionale, me të gjitha problemat që ka. Krahaso me vendet tjera në rajon, merre Bosnjën, Serbinë krahasone. Sepse mediat këtu janë shumë dinamike, ka treg të zhvilluar të mediave, mund të ketë media që mbajnë anë të caktuar, por ajo është storje tjetër. E dyta, pushteti është ndërruar disa herë, ka pasur ndërrim të pushteteve disa herë nga pavarësia. Roli i opozitës është kyç… Ai kryeministër që mendon të zhdukë opozitën, së pari mashtron vetën sepse shoqërinë e Kosovës nuk e zhduk askush, as mediat as opozitën, është shqetësuese për mentalitetin qeverisës në vend…”, ka thënë Hoti në “Debat Plus”.

Sipas Hotit, gjatë tre vjetëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje është cenuar demokracia parlamentare.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika