Hoti për marrëveshjen me MCC-në: Janë hequr projekte substanciale për stabilitetin e furnizimit me energji

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se LDK ka më së shumti merita për arritjen e marrëveshjes me MCC-në. Sipas tij, qeveria aktuale e ka vonuar këtë projekt pa arsye për një vit e gjysmë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për energjinë, ka filluar në qeverisjen e kaluar të LDK-së.

Hoti është shprehur se, Qeveria Kurti 2 e ka vonuar nënshkrimin e marrëveshjes. Sipas tij, nënshkrimi i saj ka mundur të bëhet në fillimin e mandatit të tyre.

“… ne në shtator 2020 kemi dërguar letër në MCC ku i kemi listuar projektet që ne i dëshirojmë t’i financojmë përmes MCC-së, përfshirë rrjetin e gazit, termocentralin me gaz, efiçencën e rrjetit të shpërndarjes dhe një listë tjetër të projekteve”, u shpreh Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës e ka kritikuar qeverisjen e tanishme se paarsyeshëm e ka kthyer negocimin me MCC-në në pikën zero.

Sipas Hotit, marrëveshja aktuale nuk siguron rritje të kapaciteteve të energjisë elektrike, një gjë e tillë sipas tij ka qenë e mundur me projektin e gazit.

“… krejt tash çka janë bërë janë bateritë që merren vetëm me problemin e stabilitetit të furnizimit kur bie nga sistemi, ose për të ruajtur energji në momente të caktuara, por jo për rritje të kapaciteteve të prodhimit të energjisë siç ka qenë termocentrali me gaz”, ka thënë Hoti për EO.

Deputeti i LDK-së në fund ka thënë se projekti i gazsjellësit ka qenë më i dobishëm sesa bateritë. Sipas tij, nuk ia ka vlejtur vonesa prej një viti e gjysmë dhe po ashtu as humbja e projektit të gazit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika