Hoti për mosemërimin e një anëtari të Trustit: Shkelje që s’duhet të kalojë pa përgjegjësi

"Mosemërimi për gati një vit i anëtarit nga sindikatat në Bordin e Trustit Pensional është shkelje ligjore, që nuk duhet të kalojë pa dhënë përgjegjësi nga shkelësit e ligjit", ka deklaruar Hoti

Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është bërë një vit që kur Bordi i Trustit Pensional ka mbetur pa anëtar nga radhët e sindikatave.

Ai thotë se kjo përbën shkelje ligjore dhe se duhet të mbahen përgjegjës ata që shkelën ligjin.

“Mosemërimi për gati një vit i anëtarit nga sindikatat në Bordin e Trustit Pensional është shkelje ligjore, që nuk duhet të kalojë pa dhënë përgjegjësi nga shkelësit e ligjit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti si përgjegjës për këtë e konsideron guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, ministrin e Financave, si dhe auditoren e Përgjithshme, duke thënë se është “neglizhencë e qëllimshme”.

“Këta tre zyrtarë të lartë të shtetit, që përfaqësojnë shtyllat e institucioneve që menaxhojnë e mbikëqyrin çështjet ekonomike e financiare në Kosovë, e kanë neglizhuar obligimin e tyre ligjor që punëtorët të kenë përfaqësuesin e tyre në Bordin e që menaxhon kursimet e tyre pensionale. Kjo neglizhencë nuk ka si të mos jetë e qëllimshme. Gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie, sindikatat janë luftuar e janë neglizhuar. Ato nuk janë marrë parasysh në përgatitjen e ligjit të pagave e as të ligjit për zyrtarët publikë. Të dyja këto ligje kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe është dashur të ndryshohen”.

Sipas tij, të drejtat sindikale në Kosovë janë nëpërkëmbur nga Qeveria Kurti në vazhdimësi.

“Reagimi i fundit i IKD-së është dëshmi shtesë për këtë. Një anëtar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale, i cili përfaqëson punëtorët dhe vjen nga sindikatat, nuk u emërua asnjëherë. Fillimisht, Trusti u la pa bord për disa muaj, ku për pasojë miliarda euro mbetën pa menaxhim adekuat. Kur u emërua bordi para gati një viti, nuk u përfshi edhe anëtari nga sindikatat. Arsyet që u dhanë për këtë ishin se asnjëri nga aplikantët nuk i plotësonte kushtet ligjore. Nga ajo kohë nuk është rishpallur konkursi”.

Tutje, Hoti thotë se gjatë mandatit të kësaj qeverie ka rënë organizimi sindikal.

“Kjo dëshmohet nga përgjysmimi i pagesave të anëtarësisë në sindikata, që ka ardhur nga presioni i qeverisë ndaj sindikatave në nivele të ndryshme të organizimit sindikal dhe në forma të ndryshme. Sindikatat sot kanë të drejtë të padisin shtetin dhe këta tre zyrtarë për shkelje të ligjit. Neglizhenca për zbatim të ligjit është shkelje e ligjit, dhe shkelja e ligjit është vepër penale”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika