Hoti për Shyqri Nimani: Ishte kryesor roli i tij në themelimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se profesionalizmi i profesorit Shyqri Nimani është i volosur në historinë tonë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes së artistit Shyqri Nimanit për vdekjen e tij.

Përmes një postimi Hoti ka thënë se Nimani do të mbahet në mend për komntributin e tij në arsim, kulturë dhe sigurisht në fushën e tij, atë të dizajnit grafik.

“Ishte kryesor roli i tij në themelimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe do të jemi përherë mirënjohës. Profesor Nimani dhe profesionizmi i tij janë të vulosura përgjithmonë në historinë tonë duke qenë së Profesor Nimani ishte kaligrafi i deklaratës së pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Më 22 qershor të këtij viti ka vdekur artisti shqiptar, mjeshtri i arteve të bukura, profesori Shyqri Nimani, i cili ka shkruar Deklaratën e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika