Hoti për targat: Ose e zbaton ligjin, ose e dëgjon kërkesën e ShBA-së

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit. Një reagim i tillë i Hotit vie pas deklaratave të zëvëndëskryeministrit Bislimi i cili kishte deklaruar se Kosova i ka dërguar sot një shkresë Lajçak, në të cilën theksohen 20 lloje të modaliteteve

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Deputeti nga radhët e LDK-së dhe njëherit, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka një rrugë të mesme në çështjen e targave por vetëm zgjidhje në mes dy opsioneve, të zbatuarit ligjit apo të pranuarit kërkesën e SHBA-ve.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nuk mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit.

“Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet. Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?! Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, ka deklaruar Hoti.

Një reagim i tillë i Hotit vie pas deklaratave të zëvëndëskryeministrit Bislimi. Ky i fundit kishte deklaruar se Kosova i ka dërguar sot një shkresë emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën theksohen 20 lloje të modaliteteve.

“Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Strategjikisht do të ishte gabim i madh nëse dalim e flasim për elemente të një procesi ende pa përfundu procesi është amatorizëm i madh nëse themi, [Jemi duke e kërku këtë por BE po na e ofron këtë]. Modalitetet janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, ka thënë Bislimi në Tëvë 1 gjersa theksoi se në momentin që ka dakordim do ta bëjnë publike.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika