Hoti: Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia kur flejmë mbi qymyr?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi ndërmarrja publike “Kosova Thëngjill” nuk e ka më valide kontratën me KEK-un, që sipas Hotit, shumë biznese kanë blerë thëngjillin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”.

Ndërsa, Hotit ka sqaruar se tani bizneset po detyrohen që të importojnë thëngjillin jashtë Kosovës. Sipas ish-kryeministrit vlera e importuar është rreth 6 milionë euro.

Këto janë disa pyetje të Hoti, “pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike? Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo?”

“Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr”, ka përfunduar Hoti.

Më poshtë mund ta lexonin statusin e deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hotit.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika