Hoti: Qeveria ka penguar komunat në zbatimin e projekteve të tyre kapitale

Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Sipas tij, kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria, përveç që nuk i zbaton projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy mënyra.

Sipas Hotit, kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale.

“Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave”, thotë ish-kryeministri i Kosovës.

Avdullah Hoti ka shtuar se Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Sipas tij, kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale.

Hoti ka thënë se shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9 për qind.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika