Hoti: Qeveria nuk i ka rritur pagat, por krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se kjo qeveri nuk i ka rritur pagat, por krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore. Sipas Hotit, tashmë janë rreth 700 milionë euro në llogarinë bankare të qeverisë, e jo në xhepat e qytetarëve

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se inflacioni mesatar në tetorin e këtij viti, krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar, ka arritur në 12.7 për qind, por sipas tij, mesataret ndonjëherë e shtrembërojnë realitetin, duke thënë se çmimet për produkte esenciale janë rritur nga 20 për qind deri në 56 për qind.

“Njerëzit nuk blejnë çdo ditë frigoriferë, pajisje shtëpiake apo vetura. Ata nuk ndërtojnë çdo vit shtëpi apo nuk blejnë banesë. Por njerëzit çdo ditë, çdo javë apo çdo muaj blejnë bukë, qumësht, vezë, vaj ushqimor, sheqer, mish, si dhe paguajnë energjinë, mbushin veturën me naftë apo blejnë dru për dimër. Çmimet për këto mallra janë rritur nga 20% deri në 56%”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se kjo rritje e çmimeve i ka varfëruar familjet, kështu duke kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk i ka rritur pagat, “por po krenohet” me rritjen e të hyrave buxhetore.

Sipas tij, tashmë janë rreth “700 milionë euro në llogarinë bankare të Qeverisë, e jo në xhepat e qytetarëve, përmes uljes së TVSH-së në ushqime dhe në naftë, si dhe heqjes së akcizës në naftë”.

Tutje, Hoti ka theksuar se këto mjete nuk janë shpenzuar as për projekte kapitale në rrugë e çerdhe, në spitale apo në armatim të ushtrisë.

“Këto mjete po rrinë në bankë dhe po i zhvlerëson inflacioni”, ka vijuar tutje ai.

Ndryshe, gjatë ditës, Hoti ka deklaruar se në Kosovë nuk ka rritje ekonomike, por ka thellim të deficitit tregtar.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika