Hoti-Qeverisë: Çfarë menaxhimi katastrofal i parasë publike

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, duke thënë se po bën "menaxhim katastrofal të parasë publike". Sipas tij, sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza, sot nuk do të ishin 700 milionë euro në llogari të Qeverisë, të cilat sipas tij, po i zhvlerëson inflacioni

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për “menaxhim katastrofal të parasë publike”.

“As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale dhe për rritje të pagave, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë. I mbledhin pa nevojë, i mbajnë në llogari dhe zhvlerësohen nga inflacioni. Çfarë menaxhimi katastrofal i parasë publike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti duke iu referuar statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave, vlerëson se në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e prodhimit për biznese u rritën me 17.2 për qind mesatarisht.

Ai ka theksuar se rritjen më të madhe e ka pasur energjia elektrike dhe gazi me 49.7 për qind, duke i rritur kështu çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm.

Sipas tij, sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, sot nuk do të ishin 700 milionë euro në llogari të Qeverisë, të cilat sipas tij, po i zhvlerëson inflacioni.

“Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, siç kemi propozuar në pranverë, rreth 300 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve dhe bizneseve dhe do të qarkullonin në ekonomi, po ashtu çmimet prodhimit për biznese do të ishte më e ulëta. Rrjedhimisht, çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm do të ishin më të ulëta dhe jeta e familjeve do të ishte më të lehtë”, ka vijuar ai.

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika