Hoti: Qindra miliona euro i mungojnë ekonomisë për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesë qindra miliona eurosh në ekonomi, për shkak të mosrealizimit të projekteve kapitale të planifikuara

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti.

Hoti ka thënë se rrugët rajonale që janë nisur nga qeveritë e kaluara, s’janë përfunduar nga Qeveria Kurti.

Ndërsa, projektet e reja të premtuara që nuk kanë nisur, sipas tij janë, Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë dhe hekurudha për Durrës.

“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj. Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake.”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika