Hoti: Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave të pagjetur apo të zhdukur me dhunë

Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë.

Ai ka folur në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ku ka thënë se nuk duhet të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë pa qenë primare aty çështja e personave të zhdukur.

“Nuk mendoj që duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në asnjë formë pa qenë primare, pa qenë e trajtuar shumë seriozisht çështja e personave të zhdukur në këtë marrëveshje. Nuk do të duhej të arrihej një marrëveshje e tillë finale pa çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti, shkruan KP.

“Serbia ka hezituar të japë informacione dhe ne gati nuk kemi asnjë informacion prej Serbisë, sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit, për vendndodhjen e personave të zhdukur”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 delegacioni i Kosovës ka zhvilluar 11 takime rajonale dhe 7 me palën serbe.

Ai ka thënë se kërkojnë të qasen në regjionin e Rashkës dhe të Novi Pazarit, gjithashtu ka bërë të ditur se kanë kërkuar mundësinë e rikthimit në Batajnicë dhe Peruqas.

Ndërsa, lidhur me Projektligjin për persona të zhdukur, Hoti ka thënë se familjarët kërkojnë të drejtën e pensionit.

“Ne kemi themeluar grupin punues dhe jemi në fazën ku preket me një pikë një ligj tjetër që është ligji për pensione. Njëra prej kërkesave të familjarëve është e drejta e pensionit. Ligji për persona të zhdukur nuk i parasheh pensionet, benifitet në fakt, sepse ligji rregullon punën e komisionit dhe nuk parasheh anën financiare.

Për këtë, ai ka thënë se kanë themeluar një grup punues i cili deri tani ka mbajtur dy takime.

Ndërsa, Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ka kritikuar të gjitha qeveritë deri tani, sipas tij, për mosangazhim për të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur.

“Është shkelur çdo e drejtë e familjarit, qoftë të zhdukurve, qoftë të vrarëve, qoftë e veteranëve, sepse me 170 euro nuk bëhet jetë, nuk shkollohen fëmijë. Familjarët janë në ankth, në pritje për më të dashurit e tyre, edhe po t’u japësh miliona nuk do të jenë të kënaqur”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika