Hoti: Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të politizojë dhe kriminalizojë çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Sipas tij, pala serbe jo vetëm që ka refuzuar dy herë pjesëmarrjen në takimet e Komisionit të Përbashkët (Joint Commission), por tani po kërkon edhe ndryshimin e Termave të Referencës (ToR), të cilat janë miratuar zyrtarisht në dhjetor 2024.

“Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur.

Tanimë, edhe zyrtarisht, Serbia shmang zbatimin e Joint Commission duke kërkuar ndryshimin e ToR.
Në dhjetor 2024, siç dihet botërisht, janë miratuar zyrtarisht Termat e Referencës (ToR) të Komisionit të Përbashkët (Joint Commission) për çështjen e personave të zhdukur. Pas dështimit të parë më 15 janar 2025, tani më 11 shtator 2025, në takimin e thirrur nga z. Sorensen, pala serbe refuzoi përsëri pjesëmarrjen. Por tani me një arsyetim tjetër: nuk e pranojnë marrëveshjen që vetë e kanë pranuar në dhjetor 2024, duke kërkuar ndryshimin e ToR. Tendenca të tilla për moszbatim të marrëveshjes dhe shmangie të qëllimshme nga çdo nismë për qasje në arkiva nuk kanë emër tjetër: krimi po shumëfishohet nga Serbia.
Komisioni i Përbashkët ka paraparë monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel dhe, si mekanizëm, është përgjegjës për të monitoruar edhe hapjen e arkivave dhe zbatimin e zotimeve për qasje në territorin serb, në lokacionet e dyshuara për varreza masive. Refuzimi për të marrë pjesë në këtë mekanizëm është mohim i së drejtës së viktimave dhe pengesë e drejtpërdrejtë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e të zhdukurve.
I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe miqve tanë ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të na mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve që janë miratuar në sytë e tyre dhe me miratimin e tyre”, ka shkruar Hoti.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika