Hoti: S’është hera e parë që Bislimi s’raporton në Komisione, për keqardhje degradimi i dialogut

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për mungesë të raportimeve në Komisione të Kuvendit.

Hoti ka theksuar se “Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie”.

Hoti po ashtu e kritikoi Bislimin në lidhje me dialogun me Serbinë, duke thënë se ai ka degraduar nga takimet në Uashington e Bruksel, për “marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër “nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”.

Për mungesën e raportimit në Komision, këshilltari i Besnik Bislimi tha se ai ka munguar për shkak të mungesës së kuorumit dhe jo për t’i ikur përgjegjësisë.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika