Hoti: ShBA ua ndaloi ministrave vizitat, kryeministri rri më shumë jashtë vendit se në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vizitat e tij jashtë vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vizitat e tij jashtë vendit.

Hoti në reagimin e tij ka thënë se përkundër që ShBA-ja ua ndaloi vizitat në këtë vend ministrave të Qeverisë së Kosovës, Kurti me qëllim sipas tij po e kalon kohën më shumë jashtë se në Kosovë.

Ish-kryeministri i Kosovës e ka kritikuar Kurtin edhe për çështjen e targave, duke thënë se nuk po i dëgjon kërkesat e ShBA-së.

“ShBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për t’u koordinuar për çështje të sigurisë?!”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në shtetin e Estonisë.

Kurti pritet të takohet nga kryeministri i Estonisë, Kaja Kallas dhe po ashtu siç njofton Zyra e Kryeministrit, do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të këtij shteti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, më 10 nëntor kryeministri Albin Kurti, kishte udhëtuar në Paris të Francës, ku kishte marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Më pas, Kurti e kishte vizituar Austrinë dhe së fundmi edhe Gjermaninë. Vlen të theksohet se ambasadori i ShBA-së, në Kosovës, Jeff Hovenier, kishte deklaruar se nuk është koha që zyrtarët e pushtetit të udhëtojnë jashtë vendit në kohën e krizës në veri.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika