Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur “naivitet” prezantimin e suficit nga Qeveria e Kosovës si sukses.

Por, sipas Hotit, qeveria ka dalë në suficit, për shkak se ajo nuk i ka rritur rrogat dhe e ka bllokuar buxhetin për investime kapitale.

“Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet”, ka shkruar në Facebook.

“Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor”.

“Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, ka thënë profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.