Hoti: Stop dialogut në skuta e hotele të plazheve, ai të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington

Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës tash deputet i LDK-së, ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të zhvendoset në Bruksel dhe Uashington. Kjo kërkesë vjen pas publikimit të një fotografie të Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, dhe Miroslav Lajçakut, emisarit të BE-së për dialogun, nga Kreta e Greqisë. Kurti dhe Lajçak kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që dialogu të zhvendoset në Bruksel e në Uashington.

“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar Hoti.

Reagimi i Hotit vjen pas publikimit të një fotografie nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nga Kreta e Greqisë.

Kurti dhe Lajçak kanë biseduar për hapat e shtensionimit të situatës dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Imazhi

“Moti ishte më i nxehtë se sa diskutimi ynë”, kishte shkruar Kurti.

Të mërkurën pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në mes të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Këtë për RTV Dukagjini e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Sipas tij, diskutimi do të jetë në lidhje me planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika