Hoti takohet me ambasadorin Szunyog, diskutojnë për situatën politike në vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike (LDK) është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) për Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) për Kosovë, Tomas Szunyog.

Hoti bëri të ditur se me Szunyog-un kanë biseduar për situatën politike në vend dhe “veprimet e nevojshme për daljen nga kriza”.

“LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik”, ka thënë ai.

Hoti ka theksuar se veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë “në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika